Liga e Kombeve, Skocia pret në shtëpi Ukrainën

Liga e Kombeve i rikthehet sot aksionit, ku në programin e sotëm do të zhvillohet vetëm një ndeshje interesante.
Me fillim nga ora 20:45, stadiumi “Hampden Park” në Glasgow do të jetë nikoqir i përballjes mes Kombëtares së Skocisë dhe asaj të Ukrainës.
Të dy këto kombëtare pozicionohen në Grupin 1 të këtyre kualifikimeve së bashku me Irlandën dhe Armeninë.
Momentalisht, pas tre ndeshjeve të zhvilluara vendin e parë në grup e zë Ukraina me shtatë pikë, një më shumë se kundërshtari i sotëm, Skocia, që renditet në vendin e dytë.
Takimi i fundit mes Skocisë dhe Ukrainës daton në qershor të këtij viti, ku asokohe Ukraina shënoi fitore me rezultat 3:1 për të eliminuar Skocinë nga kualifikimet drejt Kampionatit Botëror “Katar 2022”.
20:45 Skocia – Ukraina stadiumi (Hampden Park).

Back to top button