Qentë bëjnë sërf në Kaliforni

Pronarë qensh me qentë e tyre u mblodhën në bregun e detit Del Mar në Kaliforni, me një qëllim të rëndësishëm. Ata u bënë pjesë e garës së 17-të vjerore të qendrës Helen Woodward Animal Center, që përkrah strehimin e qenve.
Qentë bën sërf. Ata ishin pesë e programit për mbledhje të parave për përkrahje të kësaj organizate.
Ngjarja filloi me një ceremoni për nder të kampanjës globale Remember Me, qëllimi i të cilës është të promovohen kafshët pa strehë.
Pas saj, qentë u vendosën në dërrasat e sërfit, të pajisur me jelek shpëtimi dhe ia dolën të bëjnë sërf.
Në garë morën pjesë më shumë se 70 qen. Prej tyre u shpall edhe fituesi, se cili prej tyre ia doli të bëjë sërf në një distancë më të, gjatë.
Atmosfera ishte vërtetë mahnitëse.
Qendra Helen Woodward Animal në San Diefo u themelua në vitin 1972. Ajo fokusohet fillimisht në adoptim të kafshëve dhe trajnim të tyre.
Ka edhe personalitete që përkrahin këtë qendër. Në mesin e tyre janë: Kersten Bell, Tipi Hedren e disa të tjerë.

Back to top button