Ligji për Zgjedhjet Lokale: Raundi i dytë mbahet pas 1 muaji
21 nga 38 komuna të Republikës së Kosovës shkuan në balotazh, në zgjedhjet e mbajtura dje, sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Sipas ligjit të zgjedhjeve, kandidati zgjidhet Kryetar i Komunës nëse ai apo ajo fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë.
Sipas ligjit, nëse asnjëri nga kandidatët nuk fiton më shumë se 50%, plus një (1) votë të numrit të përgjithshëm të votave të vlefshme të hedhura në atë komunë, KQZ-ja organizon raundin e dytë të zgjedhjeve në mes të dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme.
Raundi i dytë i zgjedhjeve mbahet ditën e diele katër (4) javë pas raundit të parë. “Kandidati i cili fiton shumicën e votave të në rrethin e dytë zgjidhet Kryetar i Komunës”, bëhete ditur në ligjin për zgjedhje.
Ndryshe, në zgjedhjet e mbajtura dje në Kosovë 17 komuna zgjodhën kryetarin e tyre për 4 vjetët e ardhshme. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është bërë e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 42.50%./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?