Kaloni te përmbajtja kryesore

21 komuna shkuan në balotazh

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 21 nga 38 komuna të Republikës së Kosovës shkuan në balotazh. 799.960 (42,50%) e qytetarëve iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre, i cili do të udhëheq për katër vjet me komunën e tyre.
Në Prishtinë shkuan në balotazh Arben Vitia LVV 42.26% me Përparim Ramën LDK 29.34%, ndërsa në komunën e Gjakovës shkuan në balotazh Ardian Gjini AAK 45.96% dhe Mimoza Kusari LVV – Lila 37.13%.
Në komunën e Prizrenit Mytaher Haskuka i LVV 39.72% shkoi në balotazh me Shaqir Totajn e PDK-së 31.41%. Ndërsa, në Gjilan Alban Hyseni i LVV-së 44.41% shkoi në balotazh me Lutfi Hazirin e LDK-së 43.97%.
Ndërkaq, në Podujevë shkuan në balotazh Ekrem Hyseni LDK 44.30% dhe Shpejtim Bulliqi LVV 44.00%. Në Istog në balotazh shkoi Ilir Ferati LDK-së 40.74% dhe Bekë Berisha i AAK-së 26.59%, shkruan rtv21.tv
Në Klinë shkuan në balotazh Zenun Elezaj AAK 43.10% dhe Esat Raci PDK 27.60%, ndërsa në Kamenicë Qëndron Kastrati i PSD-së 32.69% shkoi në balotazh me Kadri Rahimajn e VV-së 30.37%.
Në komunën e Vushtrrisë shkuan në balotazh Ferit Idrizi PDK 34.89% dhe Xhafer Tahiri LDK 33.77%. Në Kaçanik Besim Ilazi i PDK-së 44.75% shkoi në balotazh me Jeton Rakën e VV-së 33.18%.
Ndërsa, në Rahovec shkuan në balotazh Smajl Latifi i AAK-së 47.23% dhe Visar Korenica i VV-së 24.78%.Në Fushë Kosovë shkuan në balotazh Burim Berisha i LDK-së 49.96% dhe Enver Bajcinca i LVV-së 25.33%.
Vijon Malisheva, ku Ekrem Kastrati i Nismës 34.30% shkoi në balotazh me Isni Kilajn e PDK-së 29.07%, e në Obiliq Xhafer Gashi i IQO-së 48.25% shkoi në balotazh me Halil Thaçin e VV-së 20.00%.
Në komunën e Shtimes në balotazh shkuan Qemajl Aliu i VV-së 45.10% dhe Naim Ismajli i PDK-së 44.64%.
Në Viti shkuan në balotazh Sokol Haliti i LDK-së 41.78% dhe Arsim Ademi i VV-së 34.85, ndërkaq Juniku shkoi në balotazh me Agron Kuçi e AAK-së 47.26% dhe Ruzhdi Shehun e LDK-së 37.87%.
Tutje, në Gllogovc Ramiz Lladrovci i PDK-së shkoi në balotazh me Driton Ajazin e DD-së 30.74%, ndërsa në Dragash shkuan në balotazh Bexhet Xheladini i LDK-së 34.87% dhe Shaban Shabani i PDK-së 33.72%.
Ndërkohë, në komunën e Mamushës shkuan në balotazh Abdulhadi Krasniç nga KDTP 48.72% dhe Arif Butuç nga KATP 37.64%, derisa në Kllokot shkuan në balotazh Vladan Bogdanovic i SL-së 40.20% dhe Strahinja Spasic SNS-së 33.06%.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është bërë e ditur se pjesëmarrja në zgjedhjet lokale ka qenë rreth 42.50%./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button