Kaloni te përmbajtja kryesore

​Limaj: Duhet gjetur një rrugë

Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit tha se ky “është një qëndrim korrekt nga ana e tyre”.

“Unë besoj se ishte një qëndrim korrekt, ky është realiteti. Në situatën të cilën është duhet gjetur një rrugë. Në fund të fundit kjo është mënyra e funksionimit të bashkëpunimit që Kosova t’i formojë institucionet e veta”, tha Limaj.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e sotme dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button