Limaj: Haradinaj do ta ketë një qeveri reformatore

Limaj tha se Haradinaj do ta ketë një qeveri reformatore me partnerët e tij

Lideri i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, tha të mërkurën në hapje të fushatës, se Kosova më 11 qershor ka një rast dhe qytetarët kanë rastin ta kthejnë në besim dhe se kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj do ta ketë një qeveri reformatore me partnerët e tij.

Ai theksoi se në rrugën e ndryshimit të bashkohen të gjithë dhe ta mbajnë fjalën për një Kosovë të dinjitetshme ku të gjithë do të ndihen krenar për vendin e tyre.

Ndryshe sot ka nisur fushata për zgjedhjet e 11 qershorit, të cilat mbahen pas rënies së qeverisë Mustafa, pas votimit të mocionit të mos besimit nga PDK-ja.

Back to top button