Limaj: Kemi një opozitë e kompleksuar, mjafton me iu dalë Albini , ata habiten , trullosen

(Lajm i përditësuar)


Limaj: Kemi një opozitë e kompleksuar , mjafton me i dalë Albini , ata habiten , trullosen

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj  në emsionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Kosova nuk ka opozitë parlamentare të mirëfilltë klasike, veçanërisht sipas tij në këtë situatë aktuale që është Kosova.

“Është e pandershme nga opozita me i thënë kryeministrit është e dëmshme për vendin edhe mos me bërë asgjë, është e pandershme për opozitën me pritë që atje me gabu kryeministri me dëmtu vendin e me thënë ishalla po gabon ky , e tani ne vijmë, është e pandershme prej opozitës mos me pasë asnjë betejë opozitare , asnjë kauze me ndërru kursin e qeverisë ,e  me pritë qeveria me gabu e tani me ardhë të huajt e me thënë hajde se ky e shkatërroi vendin. Më mirë është me i dhënë mbështetje këtij kryeministri, ky është qëndrimi jem.”, tha Limaj

Sipas tij, opozita mjaftohet me reagime dhe nuk ka kauza.

“Kjo opozitë si duket e ka njëfarë kompleksi ..ata që kanë qenë në atë pushtet, ata që kanë udhëheq bisedimet e 2013 heshtin ..as 2015 me dalë me thanë e mirë është 2015 ose ështe e keqe , nuk dalin me mbrojtë punën e vet , sukseset e veta , një opozitë e kompleksuar , mjafton me i dalë Albini edhe ata habiten , trullosen “, tha Limaj.


Limaj e quan Kurtin hipokrit dhe mashtrues

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj  në emsionin “Click” në RTV21 e quajti kryeministrin Albin Kurti hipokrit dhe mashtrues.

“Mendimi jep kryeminsitri i Kosovës është hipokrit, se ka pernjëmend as atë çka po thu ti, as nuk është duke rezistu, asnjë send nuk është duke e bërë , vetëm po kalkulon. Për ta kuptuar saktë se kryeministri im për rezistent ka qenë mos me pranu marrëveshjen pa njohje, çka tjetër kryeministri është kalkulator, është mashtrues po do me gjetë rrugë si më bë e më ik edhe me thënë që bota po më detyrojnë. Mos harro që keni një kryeministër që ka thënë nuk shkoj në dialog , e keni një kryeministër që pa pa kërku falje nuk shkoj, pa i gjet viktimat nuk shkoj e shumë të tjera . Në fund kemi një kryeminstër kqyre këta shkojnë atje me një letër, këta nuk dijnë me negociu nuk negociojnë, keni një kryeministër që kur ka shku atje ka bërë 11 kërkesa kushte Bashkimit Evropian, prej 11 ra në 6, në fund keni një kryeministër që ka thënë s’po me lënë me negociu…merre leje, qe çfarë kryeministri ke edhe hala po i beson.”, tha Limaj.


Limaj thotë se rasti “Banjska” mund të përdoret për implementimin e Asociacionit

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj tha në emsionin “Click” në RTV21 se rasti i Banjskës mund të përdorët për zbatimin e Asociacionit.

“çka nesër me u bë njëfarë mënyre tregti, ti Asociacionin ne i fusim në burg ata (që kanë kryer krime në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku), çka nëse thuhet në kemi me i fut në burg edhe kemi me i shku procesit gjyqsor , ama ti duhet me kry Asociacionin, a po e dini çka po vjen tashti këmbim Asociaciacioni për çka …d.m.th Banjska me u përdor për implementimin e Asociacionit, ky është debakli diplomatic për të cilin po flas.”, tha Limaj


Limaj: U çuan ushtria patriotike e bateriave na i qitën sytë

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj në emsionin “Click” në RTV21   tregoi se çfarë do të bënte në rast se do të ishte në pozitën e kryeminsitrit aktualisht.

Ai tha se fillimisht nuk do t’i kshte ndaluar zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, as nuk do t’i ndalonte targat përgjatë procesit të dialogut.

“Këto e kanë bërë ..u çuan ushtria patriotike e bateriave na i qitën sytë, duke u thirrë në patriotizëm për shtrirje të sovranitetit, çfarë shtirje i sovranitetit është ai , i kemi kalu këta filma”, tha Limaj.


Limaj: Kurti e ka hequr sovranitetin nga veriu

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj  në emsionin “Click” në RTV21  tha se kryeministri i Kosovës nuk e ka shtrirë sovranitetin në veri, sipas tij ai ka bërë të kundërtën.

“E ka hjek sovranitetin, është hequr policia, është hequr flamuri prej administrate, është largu gjykata, prokuroria, ta kanë marrë krejt bandat në dorë”, tha Limaj.

Ai përmendi edhe  ish- policët e Kosovës të komunitetit serb për të cilët Limaj tha se e kanë bartur flamurin e Kosovës në krah në uniformë.


Limaj: Kosova duhet të lexojë mesazhet e ndërkombëtarëve

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj tha në emsionin “Click” në RTV21  se Kosova duhet të lexojë mesazhet e ndërkombëtarëve.

“Bota po na thotë kështu për çka i kam thënë unë Vuçiq brenda në zyre në e dijmë, por nuk e  kemi ndërmend me ju thënë juve, edhe juve po ju thojmë që keni pas politikë të gabume , nuk është duke të dhënë kredi , nëse jam duke e ndëshku Vuçiq që rrehke shuplakë Vjosa, Donika, Albini që tash i mëshon Vuçiqit edhe neve na jep kredi harrone , prandaj i  ke të ftohta ato deklarata , përndryshe sa për hetime nga përvoja që unë e di, polictë kanë qenë aty, KFOR-i ka qenë aty, nuk duhet kohë shumë për të bërë hetime , për me pas deklarta çfare ne kemi pasë dëshirë.”, tha Limaj


Limaj: Për çka zoti Kurti i prishi marrëdhëniet me ndërkombëtarët, veç ma gjeni kauzën për çka?

Kryetari Nismës, Fatmir Limaj tha në emsionin “Click” në RTV21 se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar sa i përket dialogut me Serbinë , sipas tij Kurti e ka futur vetën në kurth.

“Po të vazhdonte me atë që është ndërtuar në 2016, 2017, 2018, 2019, situate do ta kishte ndryshe.Për çka zoti Kurti i ka pru masat ku dënu Kosova , për çka zoti Kurti i prishi marrëdhëniet me ndërkombëtarët, veç ma gjeni kauzën për çka? Për asgjë! Ai e pranoi marrëveshjen në Bruksel, e pranoi Asociacionin në Bruksel , e pranoi planin e zbatimit në Ohër dhe krejt këto çka duhet me i pranu i pranoi e nisi me u prish me njerëz për zbatim. D. m. th, sikur zoti Kurti të ish prish ( në thonjëza) me komunitetin ndërkombëtar në Bruksel kur ia kanë qitë planin francez e gjerman a ka njohje , jo nuk mundem me pranu pa njohje Asociacionin ka pasur një logjikë me i tensionu marrëdhëniet”, tha Limaj.

Sipas Limaj Kosova prej 2011 ka njohje de facto nga Serbia.


Limaj: Nuk mundet kurrë ushtria serbe me hy në Kosovë përderisa është NATO

Kryetari i NISMËS, Fatmir Limaj tha në emsionin “Click” në RTV21 se ushtria serbe nuk mund të hyjë në Kosovë përderisa është NATO.

Ai tha se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e presidentit serb Aleksandër Vuçiq.

Ai shtoi se më herët veriu është trajtuar si problem politik, derisa shtoi se tani një pjesë e sektorit të Kosovës është kthyer në një çështje sigurie të cilën gjë e vlerësoj si negative.

“Është keq shumë keq me u kthy në një çështje sigurie , se kur është çështje sigurie ka emergjenca, veprohet me të tjera mekanizma, gjendja atje është e tensionume para shpërthimit “, tha Limaj./21Media

Back to top button