Limaj: Kosovës i duhet një qeverisje reformatore

Kryetari i Nismës për Kosovë ka mbajtur nje takim me intelektualët e Komunës së Malishevës.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri reformatore, pasi sipas tij, me një qeverisje të tillë reformatore duhet të fillojë të ulet pabarazia tek ata që nuk kanë asnjë të punësuar.

 

“Kosovës i duhet një qeveri reformatore, për reforma të thella për t’i dhënë një drejtim tjetër vendit. Ne besojmë që një qeveri e tillë reformatore duhet të fillojë së pari ta ul pabarazinë, që është në shoqërinë kosovare. Sot në Kosovë janë 25 familje që nuk e kanë asnjë njeri të punësuar, ato 25 mijë familje nuk marrin asnjë pagë nga shteti”, tha Limaj.

Ai theksoi se këtu duhet të fillohet për t’i dhënë mundësi të gjithëve që të kenë së paku një anëtarë të punësuar. E prioriteti i dytë për Nismën për Kosovën është investimi në bujqësi. Limaj tha se shteti duhet të fillojë të mbështesë ata që njëmend e kanë ndarë mendjen të merren me bujqësi.

“Në sektorin e bujqësisë, potenciali i shtetit tonë, i Kosovës, ka mundësi buxhetore me shkuar katër vitet e ardhshme 400 milionë euro investime direkte në bujqësi. Dhe këto para dhe këto investime, këto kredi apo grante, duhet të drejtohen tek fermerët, tek njerëzit të cilët e kanë nda mendjen me u marrë me bujqësi”, tha ai.

Ndërsa, prioriteti i tretë për Nismën për Kosovën është projekti i vetëpunësimit, ku Limaj tha se do të krijojnë fondin për të mbështetur të gjithë ata që kanë ide dhe nuk kanë mundësi që atë ide ta realizojnë.

 

Back to top button