Lindi dhe Venera shijojnë pushimet në Tajlandë

Lind Islami dhe Venera Lumani janë ndër çiftet më simpatike të estradës. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale, ku po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre.
Artistët janë duke shijuar pushimet në Tajlandë, shkruan rtv21.tv
Së fundmi, Lindi ka publikuar disa imazhe të bukura në instagram, me ç’rast ka lënë edhe një shkrim. “Bëjeni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme”, ka shkruar ai krahas imazheve.

Imazhe nga pushimet ka publikuar edhe Venera në instagram, ku ka marrë pëlqime dhe komente të shumta.

Kujtojmë që, projekti i fundit i dyshes është “Fati”. Kënga është publikuar më 13 mars dhe deri tani në Youtube ka marrë mbi 300 mijë klikime./21Media

Back to top button