Lindi si pasojë e dhunimit, djali nxit nënën të paditë përdhunuesit

 
Gati tre dekada pasi një grua indiane u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga dy vëllezër, ajo shpreson që më në fund të fitojë drejtësi – dhe djali i lindur nga dhunimi është duke e ndihmuar në kërkimin e saj.
Gruaja në shtetin verior të Uttar Pradesh u përdhunua gjatë gjashtë muajve nga dy burra kur ishte vetëm 12 vjeç.
Djali i saj, i cili u dha për birësim, por iu kthye 13 vjet më vonë, e inkurajoi atë të ngrejë padi kundër përdhunuesve të saj.
Para dhjetë ditësh policia ka arrestuar njërin nga të akuzuarit dhe të mërkurën është dërguar në mbajtje edhe i dyti.
“Incidenti është shumë i vjetër, por plagët që shkaktoi nuk janë shëruar ende”, tha gruaja për BBC. “Kjo e ka sjellë jetën time në një ndalesë dhe e kujtoj atë moment përsëri dhe përsëri.”
Mijëra raste të abuzimit seksual të fëmijëve raportohen në Indi çdo vit. Në vitin 2020 – viti i fundit për të cilin disponohen të dhënat zyrtare të krimit – 47,000 raste u regjistruan sipas Ligjit të Indisë për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Ofendimet Seksuale (Pocso).
Aktivistët thonë se shumë raste të tjera nuk raportohen sepse fëmijët janë ose shumë të vegjël për të kuptuar se çfarë po ndodh me ta ose kanë shumë frikë të flasin. Edhe familjet shpesh hezitojnë të raportojnë një abuzim të tillë për shkak të stigmës ose nëse autorët janë të njohur./21Media

Back to top button