Ndalohet për dy vepra penale e dyshuara nga Gjilani

Prokuroria Themelore në Gjilan sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarën A.S nga Gjilani, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe njëherit brenda afatit ligjor ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan./21Media

Back to top button