Lingard bëhet transferimi i 11-të i Nottingham këtë verë

Skuadra angleze Nottingham Forest ka bërë zyrtare sot se ka arritur të sigurojë transferimin e Jesse Lingard nga Manchester United.
Lingard bëhet lojtari i dytë që lë Manchester United për Nottingham, pas portierit Dean Henderson i cili kompletoi transferimin e tij te skuadra angleze këtë muaj.
Po ashtu, këtë merkato Lingard bëhet transferimi numër 11 i Nottingham, skuadër kjo e cila siguroi promovimin në Premier Ligë këtë verë.
Mesfushori anglez ka nënshkruar kontratën e tij të re me Nottinghamin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2023.
Lingard arrin në “Trentside” pas 22 vitesh me klubin e fëmijërisë, Manchester United, tek i cili arriti të bëjë mbi 230 paraqitje në ekipin e parë duke e gjetur golin 35 herë.

Back to top button