Liga e Konferencës/Laçin s’e ndal kartoni i kuq, barazon si mysafir me Petrocub-in

Skuadra shqiptare, Laçi, arriti sot të barazojë si mysafir me skuadrën moldaveze, Petrocub, pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë lojë.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zimbru”, skuadra e Laçit barazoi si mysafire me shifrat 0:0 kundër Petrocubit.
Të dy skuadrat patën rastet e tyre për gol, ku gjatë tërë ndeshjes vendasit regjistruan 30 tentime për gol, krahas vetëm tri sosh sa pati Laçi.
Laçi ishte i hendikepuar me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, respektivisht me të kuq, të mesfushorit Sebastian Spahiu.
Spahiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë qysh në minutën e 27’ të ndeshjes, kështu duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak, por që kjo nuk e pengoi Laçin që të nxjerrë një barazim si mysafir, kështu duke e lënë të hapur çështjen se cila skuadër do ta sigurojë kualifikimin tutje për në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e sotme u mbyllet pa gola, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 28 të këtij muaji, në stadiumin e Laçit.

Back to top button