Lionel Messi, një karrierë ëndrrash

Lionel Andres Messi, do të shkruhet në histori si një nga më të mirët që ka ekzistuar ndonjëherë

Karriera e tij është e parivalizueshme, pasi tash e 12 vite po na dhuron diamante futbolli për sytë tonë, e gjatë rrugës ka thyer shumë e shumë rekorde.

I prekur qysh në fëmijëri nga një sëmundje hormonesh që do të mund ta linte atë jashtë futbollit përgjithmonë, Barcelona ishte klubi që i ndihmoi atij që ta ndryshonte jetën për të mirë, duke e marrë nën petkun e saj argjentinasin 13 vjeçar, e tani 16 vite më vonë Messi asnjëherë nuk i ka harruar të mirat e klubit dhe i ka qëndruar gjithmonë besnik. Por gjërat kanë ndryshuar shumë nga dita kur Barcelona e Messi nënshkruan kontratën e parë në një pallomë restoranti.

Kur arriti të shpërthente në ekipin e parë në vitin 2005 në sulmin e Barcelonës kishte model si Ronaldinho e Samuel Eto’o, dhe këta e ndihmuan të riun Messi që të shndërrohej në një nga futbollistët më të mirë të botës. Shumë gjenerata futbollistësh erdhën e u larguan nga Barcelona, por Messi është shtylla e sulmit që nuk ka lëvizur nga vendi qysh prej ditës kur kishte zënë vend në njëmbëdhjetëshin e parë.

Brenda kësaj kohe ai u bë top golashënuesi i Barcelonës në moshën 24 vjeçare, shënoi 50 gola në ligë gjatë vetëm një sezoni duke thyer rekord, dhe u bë futbollisti që ka shënuar më së shumti gola gjatë ndeshjeve zyrtare për një sezon, me 73 gola duke thyer rekordin gati 40 vjeçar të Gerd Muller, shkruan rtv21.tv.

Gjatë viteve si futbollist i ekipit të parë të Barcelonës Messi ka fituar 8 tituj të La Ligas, 4 tituj të Kupës së Mbretit, 7 tituj të Supërkupës së Spanjës, 4 Liga të Kampionëve, 3 Superkupa të UEFA-s si dhe 3 tituj të Kupës së Botës për Klube.

Si çmime individuale dalin në pak 5 çmimet si Futbollisti më i Mirë i Vitit, edhe ky rekord botëror. 5 “Topat e Artë“ janë pjesë e rreth 80 çmimeve që Lionel Messi ka fituar gjatë karrierës së tij shumë të bujshme.

Tani si 29 vjeçar argjentinasi është ende në kulmin e karrierës së tij, dhe Barcelona si dhe fansat e futbollit në përgjithësi po përfitojnë çdo herë nga përformancat e tij, që asnjëherë nuk zhgënjejnë.

Në ndeshjen e fundit kundër Real Madridit në El Clasicon e famshme Messi i siguroi fitoren klubit të tij si shpeshherë, duke shënuar 2 herë. Me këto dy gola ai tani ka shënuar 25 herë kundër Real Madridit, më shumë se çdo futbollist që ka qenë pjesë e El Clasicos, por më e rëndësishmja mbushi 500 gola të shënuar në ndeshjet zyrtare për Barcelonën.

Përveç 500 golave me Barcelonën, Messi ka shënuar edhe 44 gola të tjerë në ndeshjet zyrtare me Argjentinën.

Një video me të gjitha golat që Lionel Messi ka shënuar mund ta ndiqni më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=hyQdvKSZaHw

/21Media

Back to top button