Lira turke pëson rënie deri në 14%

 

Monedha turke ka rënë për 14%, pasi Presidenti Recep Tayyip Erdogan, shkarkoi guvernatorin e bankës qëndrore të vendit gjatë fundjavës.

Naci Agball, ishte vlerësuar si një forcë kryesore në tërheqjen e lirës nga nivelet e ulëta historike.

Erdogan e zëvendësoi atë në një lëvizje të befasishme të shtunën, kjo ështe dalja e tretë në më pak se dy vjet, transmeton rtv21.tv.

Agball ishte emëruar në nëntor, kishte ngritur normat e interesit për të luftuar një normë inflacioni që shkon mbi 15%.

Ky shkarkim, ka tronditur investitorët vendas dhe ata të huaj./21Media

Back to top button