S’ishte reale që Kosova u ngrit ekonomikisht 6%, 60 mijë persona e humbën punën

Afrim Berisha nga Rrjeti për të Drejtat e Punëtorëve në vendin tonë të hënën në “Start Up” u shpreh se nga të dhënat e një raporti ka dalë që punëtorët në Kosovë janë në gjendje jashtëzakonisht të rëndë dhe se respektimi i të drejtave të tyre po ashtu, mbetet në gjendje të rëndë.

Ai në RTV21 tregoi shkaqet që çojnë deri te gjendja e tillë.

Berisha deklaroi se gjatë pandemisë doli që Kosova ka ngritje ekonomike prej 6%, por ai tha se kjo s’ishte reale, por vetëm legalizim i vendeve të punës.

Sipas tij, në pandemi, në tre muajt e parë kanë humbur punën mbi 40 mijë punëtorë, ndërsa gjatë muajve të tjerë të pandemisë numri i personave që kanë humbur vendin e punës ka shkuar në 60 mijë./21Media

Back to top button