Tre nga ta mbetën në paraburgim

Tre nga ta mbetën në paraburgim

15 nga 18 deputetët e opozitës janë liruar nga paraburgimi pas ngjarjeve që kanë ndodhur dje në Parlamentin e Malit të Zi. Andria Mandiq, Millan Knezheviq dhe Milun Zogoviq kanë mbetur në paraburgim si të dyshuar për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pengim në punë të personave zyrtarë, njoftojnë mediat malazeze.

18 deputetë të opozitës pro serbe në Parlamentin e Malit të Zi, u ndaluan pas incidenteve që shkaktuan të enjten, në përpjekje për të ndaluar miratimin e një ligji të kundërshtuar nga Kisha Ortodokse serbe. Sipas Kishës serbe, institucioni kryesor fetar në Malin e Zi, ligji mbi lirinë fetare do të çojë  në shkatërrimin e manastireve dhe kishave.

Ligji, që u miratua nga mazhoranca, parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para vitit 1918. Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte i pavarur dhe bënte pjesë në mbretërinë e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Sipas medieve vendase, deputetët e Frontit Demokratik, që mbështesin pozicionimin e Kishës serbe në lidhje me këtë ligj, ndodhen aktualisht në rajonin e policisë për t’u marrë në pyetje.