Kërkohet paraburgim ndaj një personi për rastin e mashtrimit të qindra qytetarëve

Prokuroria Themelore në Prishtinë, konkretisht Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të pandehurit Sh.C., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Sipas kërkesës, “ekziston dyshimi i bazuar se Sh.C., nga data 12.09.2019 e deri në muajin shtator 2021, në Agjencinë BCD Travel”, për të cilin rast prokuroria ka njoftuar opinionin publik, i njëjti në bashkëkryerje me disa persona kanë mashtruar 120 persona, tani të dëmtuarit, në atë mënyrë që duke përdorur dokumente të falsifikuara kanë hapur agjencinë e lartcekur, kështu duke i mashtruar të dëmtuarit kinse për t’ju siguruar viza pune për në shtetet perëndimore dhe skandinave, për të cilat shërbime të aplikimit përmes kontratave të pavërteta, të dëmtuarit kanë paguar shuma të caktuara të parave me premtimin se do t’i marrin vizat, mirëpo pas përpjekjeve për të kontaktuar me personat përgjegjës, të pandehurit nuk janë lajmëruar, me ç’ rast të dëmtuarve ju kanë shkaktuar dëm material”.
Deri më tani, sipas Prokurorisë, në këtë çështje penale janë të dëmtuar mbi 420 persona, si dhe është shkaktuar dëmi në vlerë mbi 500 mijë euro./21Media
 

Back to top button