Lirohen nga paraburgimi tre të miturit e përfshirë në dhunimin e 11-vjeçares

Tre të mitur që janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë liruar nga paraburgimi.

Vendimi për ndërprerjen e masës së paraburgimit ndaj G.R, G.J dhe Xh.S, është marrë të mërkurën nga Gjykata Supreme.

Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Antigona Uka-Lutfiu.

“jykata Supreme, në rastin në fjalë, tre të miturve, ua ka ndërprerë masën e paraburgimit, deri në plotëfuqishmërinë e vendimit, bazuar në dispozitat e Kodit per te mitur, sipas të cilave, i mituri nuk mund te qendrojë ne paraburgim me shume se 180 dite”, tha Uka.

Sipas aktgjykimit nga Supremja, tre të miturit lirohen për t’u mbrojtur në liri.

Tre të miturit, G.R është dënuar me 9 vjet burg, e G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili./21Media

Back to top button