Lirohet avokati Gazmend Halilaj

Halilaj konfirmoi lirimin

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj që është arrestuar sot, pak më parë njoftoi se është liruar.

“Të dashur miq. Jam i lirë. Pasdite jam në zyre me punë të përditshme. Në mbrëmje normal në shtëpi”, shkroi Halilaj në Facebook.

Ai gjatë ditës së sotme, po ashtu përrmes një postimi në facebook njoftoi se është arrestuar.

“Dje e raportova skandalin e radhës nga hetuesit e IPK-së që i dhanë dëshmi gazetares së KTV-së, lidhur me privatësinë e viktimës së rastit në Drenas. Shenjë hakmarrje të njëjtit sot më arrestuan”, ka shkruar avokati Halilaj.

Më 5 shkurt në media është raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht nga profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Për rastin e vajzës së mitur nga Drenasi aktualisht profesori Sh.Xh dhe zyrtari policor V.V, që dyshohen se kanë keqtrajtuar seksualisht janë në paraburgim për një muaj, ndërsa mjeku që ka kryer abortin është në arrest shtëpiak./21Media

Back to top button