Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Jankoviq i arrestuar nga Serbia

Zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq është liruar pas arrestimit nga shërbimi sekret i Serbisë (BIA) .

Kështu konfirmoi përmes një njoftimi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporrës.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje.”, thuhet në njofitm.

Ai është ndaluar sot rreth mesditës nga organet e policisë serbe pasi ka kaluar kufirin e Jarinjës dhe ka hyrë në territorin e Serbisë./21Media

Back to top button