Arrestohet i dyshuari që sulmoi fizikisht një person në Prishtinë

 
Është arrestuar sot një person i dyshuar për sulm fizik ndaj një personi në rrugën “C” në Prishtinë.
Personi i lënduar është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Sot rreth orës 18:30, kemi marrë informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person, i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore ai që ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
34 vjeçari i dyshuar, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast./21Media

Back to top button