“Lista Serbe nesër mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti”

Analisti Politik, Artan Muhaxhiri sonte në emisionin debatues “Click” në RTV21 tha se Lista Serbe mund ta rrëzojë Qeverinë Kurti me një letër zyrtare, nëse ajo do!

“Lista Serbe nesër mundet me rrëzojë Qeverinë Kurti, nëse don. Nëse e dërgon një letër zyrtare që nuk është pjesë e institucioneve nuk plotësohet kushti i përfaqësimit të politikanëve të pakicës në Qeveri”, tha Muhaxhiri.

Duke iu referuar edhe Gjykatës Kushtetuese ai theksoi se në momentin që zyrtarizohet që Lista serbe nuk është e institucioneve të Kosovës, atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

“Edhe pse teorikisht Lista Serbe e ka gjithë këtë pushtet, praktikisht nuk e ka, sepse e dijmë që ajo është instrumen i Beogradit. Por edhe Beogradi i ka disa Kushtëzime nga Washingtoni e BE”, u shpreh tutje Muhaxhiri.

Megjithatë, Enver Dugolli nga VV-ja në “Click” e mohoi se Lista Serbe mundet me rrëzojë Qeverinë Kurti.

“Po të varej nga vullneti i Listës Serbe ne do të ishim rrëzu dje ose pardje. Në kuptimin legal kushtetues ata e kanë pa se është e pamundur që të rrëzohet Qeveria Kurti sepse ata nuk marrin pjesë në jetën institucionale të Kosovës. Në mesin e këtyre deputetëve që i kanë marrë mandatet tani dhe nuk po vijnë dhe i mbajnë mandatet peng nuk është i Listës Serbe, sepse në bazë të rezultateve zgjedhore të partive tjera, do të vinin deputetë të partive tjera. Dhe këtu është ajo frika e Listës Serbe kur e ka kuptu se nuk mund ta rrëzon Qeverinë Kurti nëse nuk vjen në Parlament atëherë i ka dërgu ata 9 që tash janë deputetë. Pra po të varej dhe të varet nga serbët ne do të shkonim të shpija”, tha Dugolli./21Media

Back to top button