Ndodhi në Lipjan, burri, gruaja e djali i tyre rrihen mes vete
Burri, gruaja dhe djali i tyre janë arrestuar në Lipjan mbrëmjen e së martës.
Të tre ishin rrahur mes vete.
Policia e ndaluar në mbajtje burrin, kurse gruan me djalin i ka liruar në procedurë të rregullt.
“Një femër dhe një mashkull (burrë e grua) dhe djali i tyre i mitur janë arrestuar për arsye se ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit burri është dërguar në mbajtje, ndërsa bashkëshortja dhe djali i mitur janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./21Media