Lista Serbe paralajmëron protestë për plagosjen e dy të rinjve
Zyrtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka njoftuar se të dielën më 8 janar do të mbahet protestë përpara Shtëpisë së Kulturës në Shtërpcë pas rastit të plagosjes së dy të rinjve atje.
Siç ka njoftuar ai përmes një postimi në Facebook protesta do të mbahet në orën 12:00.
“Protesta jonë kundër asaj që ndodhi me Stefanin dhe Milloshin, gjithçka që na ka ndodhur së fundmi, nuk ka përfunduar. I kemi hequr bllokadat, por ka ende inat te të gjithë ne. Të dielën, më 8 janar, në ditën e dytë të Krishtlindjeve, mblidhemi në Shtërpcë para Shtëpisë së Kulturës, në orën 12:00.”, ka thënë ai.
Mesditën e së premtes janë plagosur plagosur dy persona, nga persona të panjohur të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes./21Media