Lista Serbe: Qëllimi ynë politik është që ta rrëzojmë Albin Kurtin

Lista Serbe përmes një reagimi daj Ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha nuk bashkëpunon me Qeverinë Kurti dhe se synimi i saj është që ta rrëzojë kryeministrin Albin Kurti nga pushteti.
“E vetmja e vërtetë që ministri i frikësuar Sveçla ka thënë në deklaratën e tij është se Lista Serbe nuk bashkëpunon me Qeverinë e Albin Kurtit, sepse ajo punon kundër interesave të popullit serb dhe se qëllimi ynë politik është që ta rrëzojmë Albin Kurtit nga pushteti, që është edhe interes i të gjithëve që duan të jetojnë në paqe në këto territore”, thuhet në reagim të Listës Serbe në Facebook.
Po ashtu, kjo parti pretendon se Radoiçiq kishte qenë të dielën në veri dhe ishte bashkuar serbëve që krijuan barrikadat.
Kjo deklaratë e Listës Serbe vjen si kundërpërgjigje e deklarimeve të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se Lista Serbe është e “devalvuar politikisht”, duke shtuar se në Qeveri s’ka as vullnet për të bashkëpunuar me të meqë bashkëpunon me grupe kriminale.
Po ashtu, ministri i Brendshëm foli edhe për video-incizimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, për të cilin tha se hyri në Kosovë vetëm për të xhiruar atë video dhe ka shkuar në Serbi./21Media

Back to top button