Lista Serbe reagon pas dënimit të Todosieviqit

Lista Serbe ka reaguar pas a dënimit me një vit burgim të anëtarit të kryesisë të kësaj partie Ivan Todosieviq.
Todosieviq pasi e kishte quajtur trillim Masakrën e Reçakut, në kohën kur ishte ministër në Qeverinë e Kosovës.
Lista Serbe e ka quajtur vendimin e turpshëm, të pabazë dhe të motivuar politikisht.
“Është paradoksale që serbët të dënohen për qëndrimin dhe mendimin e tyre, dhe ata që vranë dhe dëbuan serbët lirohen përkundër shumë provave, si dhe asnjë zyrtar shqiptar nuk u thirr në përgjegjësi kur u kërcënuan serbët se do të zhdukeshin nga Kosova e M. apo do të na bëjnë salsiçe”, thuhet në reagim.
Lista Serbe ka apeluar se do të apelohet vendimi, ndërsa është shtuar se do të informohen edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë, veçanërisht ata që merren me të drejtat e njeriut.
“Vendimi i sotëm do të jetë shembulli më i mirë se sa shumë Prishtina kujdeset për sundimin e ligjit”, thuhet në reagim./21Media

Back to top button