Lituania kërkon që të krijohet një gjykatë speciale për krimet e luftës në Ukrainë

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda përsëriti mbështetjen e tij për popullin e Ukrainës dhe u bëri thirrje anëtarëve të OKB-së që të bëjnë më shumë për të ndihmuar vendin që u pushtua nga Rusia.
“Ne duhet të sigurojmë që të gjithë ata që janë përgjegjës për këtë sulm të paprecedentë ndaj paqes dhe sigurisë evropiane të mbahen përgjegjës”, i tha Nauseda Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të martën.
Ai u kërkoi gjithashtu anëtarëve të adresojnë mizoritë që po kryhen në Ukrainë, përcjell rtv21.tv
“I bëj thirrje komunitetit global të krijojë këtë gjykatë speciale për të trajtuar krimet e luftës”, tha Nauseda.
Presidenti foli për kërcënimin real të një katastrofe bërthamore në Evropë, duke e quajtur vendosjen e personelit ushtarak dhe armatimit rus në uzinën bërthamore të Zaporizhzhia “alarmante dhe krejtësisht të papranueshme”.
Ai u bëri thirrje anëtarëve të OKB-së që “të dënojnë kolektivisht veprime të tilla” dhe t’i kërkojnë Rusisë që të tërheqë menjëherë dhe pa kushte të gjitha trupat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës, përfshirë Zaporizhzhian./21Media

Back to top button