Erdogan bën thirrje për “dalje dinjitoze” nga lufta në Ukrainë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje për t’i dhënë fund “krizës ruso-ukrainase” të martën, duke thënë se lufta shtatë-mujore ka dërguar një “valë shoku” në mbarë globin.
Erdogan u shpreh se “lufta nuk do të ketë kurrë një triumf dhe një proces i drejtë paqeje nuk do të ketë një humbës”, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ai i bëri thirrje botës që të mbështesë iniciativat paqësore të Turqisë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje një herë e përgjithmonë.
“Ne kemi nevojë për një rrugëdalje dinjitoze nga kjo krizë. Dhe kjo mund të jetë e mundur vetëm përmes një zgjidhjeje diplomatike e cila është racionale, e cila është e drejtë dhe e cila është e zbatueshme”, tha presidenti i Turqisë.
“Ne po investojmë përpjekje të jashtëzakonshme për të siguruar që lufta do të finalizohet duke mbrojtur një herë e përgjithmonë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainë. Ne do të donim të bënim një thirrje për të gjithë ndërkombëtarët, organizatat dhe vendet e botës që të mbështesin iniciativat paqësore të Turqisë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje një herë e përgjithmonë”, shtoi ai./21Media

Back to top button