Live nga Kuvendi, burime të RTV21: VV ka hequr dorë nga tentativa për zgjedhjen e presidentit me 63 vota

(Lajm i përditësuar)

Live nga Kuvendi, burime të RTV21: VV ka hequr dorë nga tentativa për zgjedhjen e presidentit me 63 vota

Gazetari i RTV21, Burim Zariqi, duke raportuar “live” nga Kuvendi i Kosovë ka bërë të ditur se sipas një burimi të sigurt të RTV21 brenda Lëvizjes Vetëvendosje, VV ka hequr dorë nga synimi për të tentuar zgjedhjen e presidentit me 63 vota.

Ai tha se ky informacion vjen nga brenda partisë.


Gazetari i RTV21, Burim Zariqi, duke raportuar nga Kuvendi i Kosovës në emisionin “Click”, ka bërë të ditur se deputetët e partive opozitare po vazhdojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre, ndërsa situata politike rreth procesit të zgjedhjes së presidentit mbetet e tensionuar.

Ai tha se, sipas informacioneve që posedon, ekziston mundësia që Lëvizja Vetëvendosje të mos përjashtojë mundësinë e votimit për presidentin edhe në mungesë të numrave të mjaftueshëm.

Po ashtu, ai theksoi se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka të përgatitur një lëndë për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese, në rast se bëhet përpjekje për zgjedhjen e presidentit me vetëm 63 vota.

Back to top button