Krasniqi paralajmëron: Fushata e ardhshme zgjedhore do të jetë tepër e ashpër

Kolë Krasniqi, në emisionin “Click” në RTV21, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke paralajmëruar një përshkallëzim të situatës politike në vend.

Ai theksoi se zhvillimet aktuale janë tregues i qartë se skena politike po zhvendoset drejt përgatitjeve për zgjedhje

Sipas tij, vendi tashmë po hyn në një fazë të re politike, e cila pritet të karakterizohet nga një garë e fortë mes subjekteve politike.

“Fushata e ardhshme zgjedhore do të jetë tepër e ashpër. Fillim i një fushate elektorale”, tha shkurt Krasniqi./RTV21/21Media

Back to top button