Liverpool thyen Realin, ja të gjitha rezultatet e Ligës së Kampionëve

Liverpool ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kampionëve.

Alexis Mac Allister kaloi anglezët në epërsi në minutën e 52-të dhe Cody Gakpo shënoi për 2:0 në minutën e 76-të. Reali mund të ishte rikthyer në lojë në minutën e 61-të, por Kylian Mbappé nuk e realizoi penalltinë.

Më pas edhe Liverpooli kishte një penallti. Goditja e Mohamed Salah përfundoi në shtyllën e majtë të portës së Thibaut Courtois.

Me këtë fitore, Liverpool mbeti në krye të tabelës së grupeve të Ligës së Kampionëve me maksimum pesë fitore dhe është afër një kualifikimi të drejtpërdrejtë në 1/8.

Në vend të dytë është Interi, i cili ende nuk ka pësuar gol në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet e ndeshjeve të mbrëmjes së sotme

Sturm Graz – Girona 1:0 (Biereth 59′)

Aston Villa – Juventus 0:0

Bologna – Lille 1:2 (Lucumi 63′ / Mukau 44′, 66′)

Celtic – Club Brugge 1:1 (Maeda 60′ / Carter-Vickers ag. 26′)

Dinamo – Borussia Dortmund 0:3 (Gittens 41′, Bensebaini 57′, Guirassy 90′)

Cërvena Zvezda – Shtutgart 5:1 (Silas 12′, Kruniq 31′, Ivaniq 65′, Radonjiq 69′, 88′ / Demiroviq 5′)

Liverpool – Real Madrid 2:0 (Mac Allister 52′, Gakpo 76′)

Monaco – Benfica 2:3 (Ben Seghir 13′, Magassa 68′ / Pavlidis 48′, Cabral 84′, Amdouni 88′)

PSV – Shakhtar 3:2 (Tillman 88′, 90′, Pepi 95′ / Sikan 8′, Zubkov 37′)

Back to top button