Maqedonci: Kryeministri Kurti ka qenë mbështetës për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 në lidhje me industrinë e mbrojtjes ka deklaruar se kjo çështje nuk duhet të ketë ndërlidhje ndërmes qeverive në Kosovë.

“Fushata zgjedhore do të fillojë në janar, këto kanë filluar më herët përpara se unë të isha ministër, diskutimet edhe në mes ish ministrit Mehaj dhe autoriteteve me Turqinë dhe vende tjera për mundësitë që ne do të fillojmë të mendojmë për industrinë e mbrojtjes dhe kjo nevojë është duke u bërë shum emergjente kohëve të fundit”, tha Maqedonci.

Sa i përket çështjes së ushtrisë Maqedonci, thotë se kjo çështje nuk duhet të ketë ndërlidhje ndërmes qeverive në Kosovë.

“Mund të themi se jemi vonë në këtë aspekt, besoj që çështja e industrisë së mbrojtjes dhe çështja e ushtrisë në përgjithësi nuk duhet të ndërlidhet me një qeveri apo tjetër, duhet të jetë një, duhet të jetë një vazhdimësi e cila duhet të përcjellet nga qeveria në qeveri pavarësisht se kush drejton në atë qeveri”, tha ministri Maqedonci.

Tutje ministri i Mbrojtjes Maqedonci e lavdëron Kurtin për mbështetjen e ndërtimit të kapaciteteve ushtarake në Kosovë.

“Ne kemi qenë me fat që kjo qeveri, kryeministri Kurti ka qenë jashtëzakonisht mbështetës për ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë, shumfish është tejkaluar planifikimi për buxhet, ne buxhetin të cilin e marrim për vitin 2025 do të jetë 208 milionë, kurse sipas planit gjithpërfshirës të tranzicionit në vitin 2028 ka qenë e planifikuar që buxheti për mbrotjen të jetë 103 milionë, pra dyfishin e atij buxheti po e marrim në vitiin 2025”, ka thënë Maqedonci në “Click” të RTV21. /21Media

Back to top button