Kaloni te përmbajtja kryesore

​Liverpooli e rrëzon Arsenalin nga pozita e liderit të Premier Ligës

Ka përfunduar ndeshja interesante mes Burnleyt dhe Liverpoolit, ku ky i fundit i është rikthyer fitores në Premier Ligë, dhe e rrëzon nga pozita e liderit Arsenalin.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Liverpooli e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Burnleyt.

Golat e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp i shënuan Darwin Nunez (minuta e 6’) dhe Diogo Jota (minuta e 90’).

Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 42 pikëve, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Burnley renditet në vendin e 19 në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 2:0 në favor të Liverpoolit.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button