Liverpooli fiton, mposhtet Tottenhami

Sonte janë zhvilluar tri ndeshje në kampionatin anglez Premier Ligë, të prapambetura për shkak të rasteve me Covid-19 javë më parë.
Liverpooli ka vazhduar me fitore në kuadër të Ligës Premier, duke e mposhtur kësaj radhe Leedsin me rezultat 6-0.
Kjo fitore e çon skuadrën e Jurgen Klopp në kuotën e 60 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se lideri Manchester City.
Sonte Tottenhami Tottenham ka pësuar humbjen e radhës në udhëtim te Burnley, ndeshje që nuk ishte zhvilluar në xhiron e 13-të në Premierligë.
Ndeshja tjetër ishte ajo ndërmjet Watfordit dhe Crystal Palace e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 4-1./21Media

Back to top button