Liverpooli kalon në çerekfinale të FA Cup

 
Pas Chelseat dhe Southamptonit, të mërkurën fazën çerekfinate të FA Cup e ka siguruar edhe Liverpooli.
Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp e ka mposhtur Norwich Cityn me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield Road”.
Minamino ishte lojtari kyçi “ Të kuqve” që realizoi të dy golat për skuadrën e tij në minutat 27’ dhe 39.
Nga ana tjetër, golin për mysafirët e realizoi Rupp në minutën e 76’ të këtij ballafaqimit.
Në këtë sfidë sulmuesi kosovar Milot Rashica luajti për një orë lojë për Norwich Cityn.

Back to top button