Mazreku tha se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të propozojë një plan emergjent

Njohësi i integrimeve evropiane, Avni Mazreku, sonte në RTV21 tha se siguria e Evropës është në rrezik.
Mazreku u shpreh se Qeveria e Kosovës duhet urgjentisht të propozojë një plan emergjent për fuqizimin e forcave të armatosura të Kosovës, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera, Mazreku në “Click” tha se krijimi i Fondit të sigurisë duhet të përshëndetet, por tha se buxheti i Kosovës duhet në masën 1.5 deri në 2 miliardë euro të orientohet në mënyrë emergjente.
Ai shtoi se numri i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës duhet të rritet.

Ndryshe, Kryeminstri Albin Kurti dje ka njoftuar se është themeluar Fondi i Sigurisë./21Media

Back to top button