​Liverpooli me të rinjtë kundër Royale Union SG

Sonte me fillim nga ora 18:45 stadiumi “RSC Anderlecht” do të jetë nikoqir i duelit interesant mes Royale Union SG dhe Liverpoolit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e gjashtë dhe të fundit të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në këtë garë, Liverpooli e mposhti 4:0 skuadrën e LASK, kurse Royale Union SG barazoi 0:0 me Toulouse, raporton KosovaPress.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e parë në Grupin E në kuotën e 12 pikëve, dhe ka siguruar kualifikimin tutje si lider i grupit, kurse Union SG renditet i treti me pesë pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Union SG nuk do të paraqitet Vanhoutte, kurse te Liverpooli mungojnë Alexander-Arnold, Alisson, Bajcetic, Jota, Mac Allister, Matip, Robertson, Salah, Thiago dhe Van Dijk.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Royale Union SG : Moris; Amani, Lapoussin, Burgess, Castro-Montes, Puertas, Sadiki, Machida, Nilsson, Amoura

Liverpool (4-3-3): Kelleher; Bradley, Quansah, Konate, Chambers; Endo, Jones, Elliott; Gordon, Doak, Gakpo

Back to top button