Liverpooli pa Kloppin kërkon fitoren kundër West Ham, formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Liverpoolit dhe West Hamit, e vlefshme kjo për xhiron e 12-të Premier Ligës.
Liverpooli në këtë ndeshje përveç lojtarëve të lënduar do të jetë edhe pa trajnerin Jurgen Klopp, pasi që ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq në derbin kundër Cityt.
Në xhiron e fundit në kampionatin anglez, Liverpooli e mposhti Manchester Cityn me rezultat minimal 1:0, kurse West Hami barazoi 1:1 me Southamptonin.
Momentalisht, “Të Kuqtë” renditen në vendin e tetë me 13 pikë të tubuara, krahas “Çekanëve” që zënë vendin e 13 në kuotën e 11 pikëve.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Liverpoolin nuk do të paraqiten Arthur, Diaz, Jota, Keita, Matip, Konate dhe Oxlade-Chamberlain, kurse te West Hami mungojnë Aguerd, Cornet, Dawson dhe Zouma.
Tanimë të dy trajnerët kanë bërë të ditur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Liverpool (4-4-2): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Tsimikas; Henderson, Thiago Salah, Carvalho; Nunez, Firmino.
West Ham (4-3-3): Fabianski; Johnson, Cresswell, Zouma, Kehrer; Downes, Soucek, Rice; Scamacca, Fornals, Bowen.

Back to top button