Tahiri-Kurtit: Ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, përmes një video-adresimi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti ta ndalë, siç është shprehur ai, qasjen për kapje të institucioneve publike.
Sipas Tahirit, kryeministri Kurti në emër të reformës në arsim, po tenton ta kapë edhe Universitetin e Prishtinës, apo më saktësisht shkarkimin e rektorit aktual, Naser Sahiti.
“Kryeministër, ndale qasjen për kapje të çdo institucioni publik! Nuk të bën ndër as ty e as Kosovës”, ka thënë Tahiri në Facebook./21Media

Back to top button