Liverpooli shënon fitore, ngjitet në pozitën e parë në tabelë

Ka përfunduar ndeshja e xhiros së tetë e Premier Ligës angleze mes Watford dhe Liverpool, ku pas 90’ minutave lojë mysafirët kanë arritur të arkëtojnë pikët e plota në ”Vicarage Road”.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi anësor Sadio Mane, i cili shënon për 1:0 në minutën e 9’ të ndeshjes.
Rezultatin e dyfishoi sulmuesi brazilian Roberto Firmino në minutën e 37’, me golin e të cilit përfundoi pjesa e parë.
Pjesën e dytë ishte Liverpooli që e filloi më mirë, ku përsëri Firmino shënon gol, duke thelluar epërsinë në 3:0 në minutën e 52’ të ndeshjes. Dy minuta më vonë ylli egjiptian Mohamed Salah shënon një super gol për 4:0.
Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit, braziliani Firmino shënoi golin e tretë personal dhe të pestin për Liverpoolin në minutën e 90’+1 shtesë.
Me tre pikët e reja, Liverpooli tani pozicionohet në vendin e parë në Premier Ligën angleze me gjithsej 18 pikë, dy më shumë se skuadra e Chelseat në vendin e dytë.
Në anën tjetër, me humbjen e sotme, Watford zë vendin e 15 në tabelë me gjithsej shtatë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Crystal Palace në vendin e 14.
Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Watford dhe Liverpool është 5:0 në favor të ”Të Kuqve”.

Back to top button