Liverpooli synon ta befasojë Newcastle, ja formacionet zyrtare

Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “St. James Park” do të jetë nikoqir i përballjes tejet interesante mes Newcastle United dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e 24 të Premier Ligës.
Duke marrë parasysh se Newcastle është në formë jetësore dhe ka pësuar vetëm një humbje deri tani në këtë sezon, Liverpooli do të synojë befasinë dhe të regjistrojë fitoren e dytë me radhë në kampionatin anglez.
Humbja e vetme këtë sezon e Newcastle erdhi pikërisht nga Liverpooli, ku të dy skuadrat u përballën në muajin gusht, dhe rezultati final i ndeshjes ishte 2:1 në favor të “Të Kuqve”.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Premier Ligë, Liverpooli e mposhti Evertonin 2:0, kurse Newcastle barazoi 1:1 me Bournemouthin.
Momentalisht, Newcastle zë vendin e katërt në tabelë në kuotën e 41 pikëve, krahas Liverpoolit që renditet në vendin e nëntë me 32 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Newcastle nuk do të paraqiten Guimaraes, Emile Krafth, Manquillo, Willock dhe Wilson, kurse te Liverpooli mungojnë Arthur, Diaz, Ramsay, Thiago dhe Konate.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për titullarët, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.
Newcastle United (4-3-3): Pope; Trippier, Botman, Schar, Burn; Joelinton, Anderson, Longstaff; Saint-Maximin, Isak, Almiron
Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Gomez, Van Dijk, Robertson; Bajcetic, Henderson, Fabinho; Gakpo, Nunez, Salah.

Back to top button