Liverpooli vazhdon ëndrrën për titull të Premier Ligës, mposht Aston Villan

Ka përfunduar gjithçka në stadiumin ”Villa Park”, ky gjiganti anglez Liverpool ka arritur të arkëtojë tre pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Liverpooli e ka mposhtur si mysafirë Aston Villan me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, ishte mesfushori Douglas Luiz ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari në këtë ndeshje, ku kalon Aston Villan në epërsi prej 1:0 qysh në minutën e 3’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi mbrojtësi Joel Matip, i cili shënon në minutën e 6’ për rezultatin final të pjesës së parë, 1:1.
Pjesën e dytë e nisi më mirë skuadra e Jurgen Klopp, ku edhe e gjeti golin e fitores përmes yllit senegalez Sadio Mane, i cili shënon në minutën e 65’ për rezultatin final 2:1.
Me pikët e reja, Liverpooli zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 86 pikëve, aq sa ka edhe Manchester City në vendin e parë por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Në anën tjetër, Aston Villa tani renditet në vendin e 11, ku pas 35 ndeshjeve ka arritur të arkëtojë vetëm 43 pikë.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Liverpoolit.

Back to top button