Mjekiqi: Martin Berishaj duhet të lirohet nga detyra derisa të sqarohet situata

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi ka qenë sonte e ftuar në ”CLICK” teksa ka folur për ngjarjet e fundit në Kosovë.
Në lidhje me raportimet që janë bërë për Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, Mjekiqi ka thënë se Ambasadori ose duhet të jap dorëheqje, ose duhet të lirohet nga detyra derisa të sqarohet situata.

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në qendër të një raportimi për një skandal të madh në Slloveni në të cilën thuhej se ka transportuar 600 mijë euro para të gatshme nga kompania e tij në Mal të Zi te politikani slloven, kryetari i Partisë së Lirisë, Robert Golob. Por, Berishaj ka mohuar të ketë gisht në këtë skandal duke thënë se do të padisë portalin slloven që e ka publikuar. /21Media

Back to top button