Liverpooli vazhdon me fitore, Brightoni mposht Ajaxin

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Ligës së Evropës, ku kemi rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Anfield Road”, Liverpooli e ka mposhtur 5:1 skuadrën e Toulouse.

Golat për Liverpoolin i shënuan Diogo Jota (minuta e 9’), Endo (minuta e 30’), Nunez (minuta e 34’), Gravenberch (minuta e 65’) dhe Mohamed Salah (minuta e 90+3’), kurse golin e nderit për Toulouse e shënoi Thijs Dallinga (minuta e 16’).

Po ashtu, krahas këtij takimi u zhvillua edhe përballja tjetër mes Brightonit dhe Ajaxit, ku fitoi skuadra angleze me rezultat solid 2:0.

Fitoren Brightonit ia siguruan golat nga Joao Pedro (minuta e 42’) dhe Ansu Fati (minuta e 83’).

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të Ligës së Evropës.

Back to top button