Rusia konfirmon se një delegacion i Hamasit po qëndron për bisedime në Moskë

Ministria e Jashtme e Rusisë konfirmoi më herët se një delegacion i Hamasit mbërriti sot në Moskë për bisedime, duke deklaruar se po bisedonte me “lojtarët kryesorë… për të zgjidhur krizën sa më shpejt të jetë e mundur”.

Hamasi nuk konsiderohet një grup terrorist nga Rusia – ndryshe nga disa vende të tjera duke përfshirë Britaninë e Madhe – dhe anëtarët e tij vijnë rregullisht në Moskë, por ky është udhëtimi i tyre i parë që nga sulmet e tyre në Izraelin jugor më 7 tetor.

Gazeta ruse RIA Novosti tha se delegacioni drejtohej nga figura e lartë e Hamasit, Moussa Abu Marzouk, i cili mendohet se jeton në Doha, Katar. Një foto e postuar në rrjetet sociale e tregonte atë duke takuar zëvendësministrin e jashtëm të Rusisë, Mikhail Bogdanov./21Media

Back to top button