Lladrovci e uroi Veselin për ditëlindje

 

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot me rastin e ditëlindjes së ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, e ka uruar këtë të fundit që ditëlindjet e tjera t’i festojë pranë atdheut si dhe në mesin e më të dashurve të tij.

”Sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia. Prandaj, nuk është e lehtë as për Ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri”, ka shkruar Lladrovci në facebook.

Ndryshe, ish kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot feston ditëlindjen e 54-të. Veseli është lindur më 31 maj të vitit 1967, në Broboniq të komunës së Mitrovicës. Ai ka filluar studimet e arsimit të lartë në vitin 1990 në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Bujqësisë dhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Veseli është ngritur si kreu i PDK-së pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili e ka liruar postin për shkak të detyrimeve kushtetuese, për të marrë postin e Presidentit. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, Veseli është rizgjedhur Kryetar i Kuvendit, më 7 shtator të vitit 2017.

Kadri Veseli është i martuar me Violetën dhe kanë katër fëmijë./21Media

Back to top button