Lladrovci emërohet U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas

Ramiz Lladrovci është emëruar ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas, vendim ky që u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë. Kështu informoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka theksuar se Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit.
“Drenasi është bastion i pathyeshëm i Partisë Demokratike të Kosovës dhe qytetarët e Drenasit nuk kanë pasur kurrë dilemë se ku është adresa e tyre politike. Ramiz Lladrovci është dhe do jetë kryetar i Drenasit, sepse puna e tij është vlerësuar nga qytetarët dhe fitorja e tij s’do të mund të grabitet nga oportunistët. Nga sot, Ramiz Lladrovci është edhe U.D. i Kryetarit të Degës së PDK-së në Drenas e do të udhëheqë Kryesinë e re të degës sonë atje. Ky vendim u votua sot në mbledhjen e Kryesisë së partisë, bazuar në Statutin e PDK-së”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas Krasniqit, Lladrovci e ka transformuar Drenasin dhe se për këtë arsye ai do të fitojë në balotazh.
“Ramizi e ka transformuar Drenasin dhe ka plan e pasion për zhvillimin e mëtejmë e kësaj komune. Për të, kjo garë nuk është manifestim i pushtetit, por përkushtim ndaj qeverisjes që zhvillon e hapë perspektivë. Prandaj, ai do të fitojë, sepse qytetarët e Drenasit janë të vendosur për zhvillim dhe ata e dinë se zhvillimi në Drenas është projekt i përhershëm i Partisë Demokratike të Kosovës”, ka shtuar tutje Krasniqi./21Media
Back to top button