Prizreni 16 triumfon ndaj Sigal Prishtinës në kryeqytet

Prizreni 16 sot shënoi fitore ndaj Sigal Prishtinës në udhëtim me rezultat 100:108 (22:30, 27:26, 26:25, 25:27), në xhiron e shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri te rezultati 14:14, por më pas prizrenasit filluan shkëputjen dhe fituan çerekun e parë 22:30. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë, duke u shkëputur në 15 pikë, 26:41, megjithatë bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe ngushtuan shifrat në 49:56, ndërkaq prishtinasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë në vetëm dy pikë, 60:62. Më pas, u zhvillua lojë interesante, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 75:81.
Ndeshje interesante u zhvillua edhe në 10 minutat e fundit, me vendasit që mundoheshin të riktheheshin dhe mysafirët që ishin në epërsi konstante. Prizreni 16 menaxhoi mirë epërsinë dhe triumfoi 100:108.
Te Sigal Prishtina u dalluan Jan Palokaj me 16 pikë e shtatë kërcime, Jetmir Zeqiri me 16 pikë e tetë kërcime, Dachon Burke me 17 pikë e pesë asistime dhe Nick Tomsick me 14 pikë. Ndërsa, te Prizreni 16 u dalluan Courtney Fells me 31 pikë e pesë asistime, Urim Zenelaj me 18 pikë e 14 kërcime dhe Ivan Koljeviq me 23 pikë, shtatë asistime dhe tetë kërcime.
Sigal Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje, ndërsa Prizreni 16 ka pesë fitore dhe dy humbje./21Media

Back to top button