Llaze Vellkovski dhe Goran Nikollovski drejtorë të ri të BSP dhe DSK

Nga ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, në kërkesë të tij është shkarkuar Vanço Shehtanski

Drejtor i ri i Byrosë për Siguri Publike është Llaze Vellkovski, i cili vjen në pozicionin e drejtorit të deritanishëm të shkarkuar Mitko Çavkov, ndërsa i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim është Goran Nikollovski, i cili vjen në pozitën e drejtorit të shkarkuar Vladimir Atanasovski.

Këtë e vendosi Qeveria në seancën e djeshme në të cilën, siç informoi shërbimi qeveritar për media, janë marrë shumë vendime të rëndësishme për nevojat e qytetarëve dhe bëri ndryshimet e nevojshme të kuadrove në interes të stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve dhe shtetit. Qeveria, theksohet, vendosi drejtorë të rinj, ekspertë të dëshmuar në Byronë për Siguri Publike dhe Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Në seancën qeveritare është konstatuar se drejtorët e sapoemëruar, Vellkovski dhe Nikollovski, janë zgjidhje cilësore ekspertësh me përvojë shumëvjeçare në këtë sferë, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë anëtarë të partive politike. Është shfaqur bindja se Velkovski dhe Nikollovski me sukses do të përgjigjen në përgjegjësitë e të dy organeve të rëndësishme për sigurinë, që funksionojnë pranë MPB-së, në pozitat udhëheqëse të së cilës janë vendosur, duke pasur parasysh se paraprijnë reforma serioze në MPB dhe në shërbimet sekrete, në pajtim me vërejtjeje e Raportit të grupit të ekspertëve të KE-së, të udhëhequr nga Rajnhard Pribe”, qëndron në kumtesë.

Për drejtorët e shkarkuar Çavkov dhe Anastasovski, theksohet, është konstatuar se kanë marrë pjesë në aktivitete të palejuara dhe të kundërligjshme kundër shtetit.

Gjithashtu, Qeveria në seancën e djeshme konkludoi t’i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Marko Zvërlevskin ta shkarkojë nga funksioni Prokuror Publik i Republikës së Maqedonisë – Vendimi për shkarkimin e prokurorit republikan Zvërlevski është marrë për shkak ushtrimit të kundërligjshëm, jo në kohë dhe joprofesional të funksionit.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithashtu në këtë seancë ka marrë vendim të mundësojë shërbim falas, pushim dhe rekreacion të fëmijëve nga familjet me rrezik social dhe fëmijët e shfrytëzuesve të shtesës së posaçme për këtë verë, 2017, për të cilën është obliguar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në afat prej pesë ditëve të sjellë Program për pushim shtatëditor gjatë pushimit veror në vitin shkollor 2016/2017.

Në seancën e djeshme Qeveria për anëtarë të Këshillit ekonomik-social i ka emëruar Mila Carovskën, ministren e Punës dhe Poltikës Sociale, Dragan Tevdovskin, ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë dhe Koço Angjushev, zëvendës i kryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Ekonomike dhe Koordinim me Ekonomitë.

Qeveria i shkarkoi edhe anëtarët e Bordit Drejtues së rezervatit Jasen, ndërsa anëtarë të rinj të KD është emëruar Marijan Daskalovski, Zoran Nakov, Irena Stankovska, Risto Spasovski dhe Ilmi Selamin.

Në seancën e djeshme Qeveria ka vendosur drejtorë të rinj edhe të DAP-it dhe Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari. Për drejtoreshë e DAP-it është emëruar Sanja Lukareska, ndërsa për drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë është emëruar Zoran Anastasov.

Qeveria për ushtrues detyre të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit e emëroi Tome Spirovskin. Është shkarkuar ushtruesja e detyrës drejtoreshë Nadica Nikolovska, për shkak se është konstatuar se i ka skaduar mandati nga 9 maji i vitit 2017.

Nga ushtruesi i detyrës drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, në kërkesë të tij është shkarkuar Vanço Shehtanski, theksohet në kumtesën e shkërbimit qeveritar për media.

Back to top button